Shqipëria
Elvis Naçi: Shqiptarët e Kosovës nuk e kanë harruar ndihmën e Shqipërisë
Shqiptarët e Kosovës ishin ata që kanë reaguar të parët!
Në emisionin “Real Story” në “News 24” teologu mjaft i njohur Elvis Naçi, por edhe personalitete të tjera janë mbledhur së bashku dhe po mbledhin sa më shumë ndihma nga ana e qytetarëve, këtë herë të Kosovës.
Elvis Naçi tha se shqiptarët e Kosovës ishin ata që kanë reaguar të parët, pasi të gjithë pamë ushtrinë e Kosovës që shkoi e para në Durrës. Ai shtoi se kjo dëshmon se shqiptarët në Kosovë nuk e kanë harruar ndihmën gjatë kohës së luftës së Kosovës.
“Fondacioni Firdeus është hapur edhe në Zvicër. Atje nëse shqiptarët kontribuojnë, do të shkojnë në dobi të të gjithë të të prekurve nga tërmeti. Shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk e kanë harruar përkrahjen e shqiptarëve të Shqipërisë. Ju kishte mbetur si barrë në shpirt dhe e kthyen të mirën. Më kujtohet lufta e Kosovës, që ishte sigurisht më e rëndë, kishte shumë viktimë, por edhe kjo situatë është e rëndë. Unë shpresoj që së paku sonte të arrijmë të kemi fonde për Thumanën”, tha Elvis Naçi.
Në emisionin që transmetohet drejtpërdrejt në “News 24” janë vënë në dispozicion numra, ku shqiptarët mund të kontribuojnë për të prekurit e tërmetit që tronditi Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor