Shqipëria

Flamuri nën rrënoja

Lleshaj: 28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se Festa e Flamurit ka gjetur çdo shqiptar të goditur fort nga tragjedia e tërmetit që la pas dhjetëra viktima.

Postimi i Lleshajt:

Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej.

Ishte ky flamur, i nxjerë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.

Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë Kombëtare.

Rroftë Shqipëria!??