Shqipëria

Zvicra dërgon në Shqipëri 15 ekspertë të shpëtimit nga tërmetet

Rreth 15 specialistë zviceranë  të cilët do të mbështesin forcat shqiptare të shpëtimit në drejtim të kërkimshpëtimit të personave të ngelur në rrënoja

Siç ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme (EDA) Zvicra gjegjësisht DEZA (Drejtoria Zvicerane për Ndihmë dhe Bashkëpunim) ka dërguar një ekip të HSK (Trupave Zvicerane për Ndihma Humanitare) në zonën e goditur nga tërmeti në Shqipëri.

Duke bërë këtë veprim, Zvicra i është përgjigjur kërkesës zyrtare për ndihmë që ka bërë Qeevria e Shqipërisë, thuhet në një komunikatë të EDA-s, shkruan albinfo.ch

Rreth 15 specialistë zviceranë  të cilët do të mbështesin forcat shqiptare të shpëtimit në drejtim të kërkimshpëtimit të personave të ngelur në rrënoja, thuhet në komunikatën e EDA-s. Veç kësaj, ekspertët zviceranë pritet të kontrollojnë statikën e ndërtesave të prekura nga tërmeti  dhe do të bëjnë sqarimet e nevojshme mbi gjendjen humanitare dhe për marrjen e masave konkrete emergjente në këtë drejtim

Ekipi gjithashtu do të përgatisë ndihmë të mëtejshme dhe do të fillojë masa konkrete emergjente.

Më herët gjatë ditës së sotme organizata zvicerane Redog ka nisur për në Shqipëri një skuadër me qenë të ushtruar për shpëtim njerëzish në raste fatkeqësish të ngjashme