Gjuha

Gazeta italiane shkruan për hapjen e shkollave shqipe

Shkollat shqipe janë duke u hapur kudo në botë, e veçmas në shtetin e Italisë, ku numri i tyre çdoherë e më shumë po rritet.

Hapja e shkollave në gjuhën amtare për fëmijët e komunitetit shqiptar në Nikelino (Nichelino) të Torinos së Italisë jehohet edhe nga mediat italiane atje. Femijët e brezit të dytë, të mirintegruar në shoqërinë italiane, në sajë të shkollës shqipe të hapur atje tashmë kanë mundësi të mësojnë më tepër mbi rrënjët e tyre dhe të mos humbasin kulturën e traditat e të parëve, transmeton albinfo.ch.

Së fundi gazeta e quajtur Nichelinos jo vetëm që ka vlerësuar nismën e hapjes së shkollave shqipe, por edhe i kushtoi një artikull, duke shkruar se po përhapet zëri për hapjen e shkollës shqipe që çdo shqiptar në Torino të jetë në dijeni të sjellin fëmijët e tyre që ta kultivojnë gjuhën e tyre shqipe.

Po ashtu, vlen të theksohet se Nichelino! Grazie al parroco Don Riccardo mundësoi ambientet ku zhvillohet mësim i gjuhës shqipe çdo të shtunë pasdite në Torino. /Albinfo.ch.

 

Fotografia e Shkolla Shqipe ne Torino