Shqipëria
“Air Albania” rrit çmimin e biletave për Festat e Nëntorit
Nëse e keni lënë një biletë për në minutën e fundit për në Itali, për në ditët e festave, kompania shqiptare ajrore “Air Albania” është më pak patriotikja për çmimet. Biletat drejt Milanos për vajtje në datën 28 nëntor dhe kthim në datën 1 dhjetor kanë fluturuar në 475 euro, nga 100-120 euro që kushton ky destinacion në ditë normale, ndërsa tek operatorët e tjerë, për të njëjtat data, gjen bileta me rreth 170 euro, ose gati tri herë më lirë.
Për Festat e Nëntorit ka pasur një shtrenjtim çmimesh për shkak të kërkesës së lartë, si rrjedhojë e dyndjes së shqiptarëve për të udhëtuar jashtë në 4 ditët që bien pushim radhazi, por pasagjerët e përhershëm drejt Milanos u ankuan pranë redaksisë së “Monitor” se Air Albania është shumë më i shtrenjtë nga të tjerët, ndryshe nga premtimet që u bënë në fillim se nuk do të kishte abuzime me çmimet.
Nga një kërkim i thjeshtë në internet, me operatorin tjetër Blue Pannorama, për një udhëtim vajtje-ardhje në të njëjtat data, bileta kushton rreth 210 euro, pra më pak se gjysma.
Me Fly Ernest, për të njëjtat data, bileta kushton 177 euro.
Në datën 28 Nëntor nis fluturimet nga Tirana në Milano dhe operatori me kosto të ulët, Easy Jet. Një fluturim vajtje-ardhje po për datat në fjalë kushton 176 euro, pra gati tri herë më lirë se Air Albania.
Air Albania, kompania ku shteti ka 10% të aksioneve, i nisi fluturimet në prill të këtij viti fillimisht drejt Turqisë dhe më pas në tetor drejt destinacioneve italiane (Milano, Bolonja, Romë), duke premtuar se do të ishte një operator me kosto të ulët dhe që nuk do të abuzonte me çmimet.
Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator 2018, ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje