Ekonomi

Bitcoin mund të bjerë në vlerën e 6,500 dollarëve

Analistët e kanë parashikuar prej kohësh një lëvizje të tillë

Bitcoin ka vlerën e 7 mijë dollarëve, pas disa ditësh nën presion për të qëndruar mbi nivelin e mbështetjes.

Të dhënat e CoinMarketCap në këto momente që shkruajmë tregojnë një rënie drejt 7 mijë dollarëve, konkretisht 7,260 dollarë, përcjell Telegrafi.

Analistët e kanë parashikuar prej kohësh një lëvizje të tillë dhe Bitcoin ra në nivelin më të ulët që prej gjashtë muajsh, pasi Banka Popullore e Kinës nisi një fushatë kundër kriptovalutave.

Jo më larg se një muaj më parë, presidenti i kinez Xi Jinping foli për potencialin e teknologjisë Blockchain dhe rritjen që mund të sjellë në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Ethereum, Ripple dhe Bitcoin Cash patën rënie mes 5 për qind deri në 15 për qind.