Integrimi
“Darka e Lamës” solli, edhe këtë vit, ushqimet tradicionale shqiptare
Festa është organizuar nga sektori për kulturë i LDK-së, nëndega në Cyrih
Festa tradicionale “Darka e Lamës” ka bërë bashkë një numër të bashkatdhetarëve, të cilët kishin ardhur për ta festuar atë në Embrach të Cyrihut. Kjo festë shënohet në shenjë falënderimi për të mirat që sjell toka jonë përgjatë një viti.
Festa është organizuar nga sektori për kulturë i LDK-së, nëndega në Cyrih. Në kuadër të programit festa “Darka e Lamës” apo siç njihet, si festë gëzimi për punët e kryera të stinës, për mbledhjen e drithërave, frutave dhe të gjitha prodhimeve bujqësore”, u përcoll me ushqime të shumta tradicionale si dhe me muzikë e valle nga ansambli “Vatra”.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i nëndegës së Cyrihut, Lulzim Maliqi, tha se dëshiron që kjo festë si në mërgatë, por edhe në Kosovë të festohet, ngase përveç tjerash, “këtë e kemi amanet edhe nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova“. Ai më tej tha se „Darken e Lamës“ e ringjalli presidenti Rugova“.
Maliqi shtoi se kjo festë i ka rrënjët qysh në Dardaninë e lashtë dhe daton që nga shekulli i pestë (V) para epokës sonë. Nëndega e LDK-së këtë festë të bereqeteve e ka më traditë dhe i fton të gjithë, së bashku, ta hamë një darkë si dardanët tanë dikur.
I pranishëm në këtë darkë ishte edhe konsulli i Republikës se Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati.
Para se të shpallnin të hapur Darkën e Lamës, u lexua edhe lutja e zakonshme e kësaj feste duke falënderuar Zotin për të mirat dhe begatitë brenda një viti dhe duke u lutur që në vitin tjetër të na falë, të na dhurojë më shumë të mira.
Pogaçet, djathi i Sharrit, specat, pitet dhe bylmeti, kanë qenë vetëm disa nga produktet ushqimore me të cilat janë ushqyer bashkatdhetarët të dielën mbrëma në “Darkën e Lamës” në restorantin “Rozafa” në Embrach të Cyrihut. Përveç pijeve që ishin prezentë, në sy binte edhe vera “President Rugova”, e cila ishte simbolika e “Darka e Lamës” këtë vit.
Të pranishmit kaluan momente të këndshme në shoqërim të ansamblit “Vatra”, i cili ofroi një mori vallesh me kostumet tradicionale shqiptare.
“Darka e Lamës” si festë e falënderimeve është iniciuar fillimisht nga presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërsa pas tij edhe pasardhësit e tij vazhduan ta mbajnë vit pas viti. E konsideruar si festë tradicionale shqiptare, “Darka e Lamës” tashmë është bërë tradicionale edhe në Zvicër, ku për çdo vit shënohet nga mërgata shqiptare.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës