Lajme
Suedi: Festivali i Poezisë dhe Muzikës krijuese në Diasporë
Në kuadër të organizimeve për “Ditët e Kulturës Shqiptare”, në Malmo të Suedisë të shtunën u mbajt “Festivali i poezisë dhe muzikës krijuese në Diasporë”.
Ky festival u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi.
Në emër të ministrit Dardan Gashi,mysafirët i ka përshëndetur këshilltari i tij politik z. Muhamet Selmani, ndërsa të pranishëm ishin edhe këshilltari z.Arian Demiri dhe drejtoresha e Departamentit për Qendrat Kulturore në diasporë znj. Shyhrete Kastrati.
Në këtë festival që kishte edhe karakter garues, me pozitë e tyre u paraqitën mbi 25 poetë, shkrimtarë dhe kompozitorë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Europë.
Me këtë rast u zgjodhën edhe tri poezitë fituese të festivalit si dhe dy vendet e para për muzikë.
Vendi i parë për poezi i takoj Sadik Krasniqit me poezinë “Kafka ime”, ndërsa vendi i parë për kompozim muzikor i takoj kompozitorit Ahmet Vella për këngën” Elegji për UÇK-në”.
Ndërsa çmimi i nderit Kosovë Regj Balaj, iu nda z.Sadullah Zeneli Daja, për kontributin e tij si shkrimtar e studiues, si dhe për angazhimin e tij në unionin shoqatave shqiptare në Suedi.
Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe z.Sami Pria nga MKRS-se, si dhe z.Fatmir Rrahmanaj sekretar i parë i ambasadës së Kosovës në Suedi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













