Bota
80% e viktimave të terrorizmit janë myslimanë sipas AFVT-së
Raporti i një organizate joqeveritare nga Franca ka bërë të ditur se terrorizmi i së djathtës ekstreme ka shënuar viteve të fundit ngritje prej më se 320 për qind dhe se mbi 80 për qind e viktimave të terrorizmit janë myslimanët.
Pavarësisht mbulimit medial të myslimanëve kryesisht si kryerës të akteve të terrorizmit, studimi i ri ka treguar se myslimanët janë viktimat më të mëdha të sulmeve terrorizmit në botën mbarë, ka raportuar “Al-Jazeera”.
Shoqata Franceze e Viktimave të Terrorit (AFVT) ka njoftuar se tetëdhjetë për qind të viktimave janë myslimanë të shteteve të ndryshme. Të dhënat përfaqësojnë shkallën botërore të pasojave të terrorizmit.
Para se të mbahej Kongresi ndërkombëtar për viktimat e terrorizmit në Nicë të Francës, Gullaume Denoix de Saint-Marc, drejtues i AFVT-së, ka thënë: “Myslimanët i vuajnë më së shumti pasojat e sulmeve terroriste”.
“Është me rëndësi që të kujtohet kjo gjë në Evropë, sepse aty mendohet se ata që kryejnë sulme terroriste janë myslimanë dhe se viktimat janë jomyslimanë. Kjo megjithatë nuk është e vërtetë”, thekson ai.
Saint-Marc ka theksuar gjithashtu rëndësinë e punës për parandalimin e radikalizimit të myslimanëve.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën