Ekspozita
Ekspozita “Ne Punëtorët sezonal në Gjenevë 1931-2019”
Është bërë e ditur se prej 30 tetor deri me 24 nëntor eshte e hapur ekspozita për emigrantët punëtor sezonal qe kishin punuar në Gjeneve prej vitit 1931 deri me 2019. I kushtohet edhe dhjetra mijra shqipëtar të cilët kanë kaluar nëpër këtë periudhë. (Zyrtarisht jetojnë dhe punojnë në Gjemevë rreth 17.000 shqipëtar nga Kosova), përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj ekspozite paraqitet kontributi i emigranteve në zhvillimin e Gjenevës dhe Zvicrës në gjysmën e dytë të shekullit 20, me dhjetëra mijëra punëtor sezonal dhe stinor kanë ndihmuar në ndërtimin e “Qytetit Satelitor” të infrastrukturave të mëdha të kantonit, ndërtesave të mëdha ndërkombëtare, hoteleve, restoranteve dhe agrikulturës në Gjenevë.
Po ashtu, kjo ekspozitë është rezultat i mocionit nga Këshilli Bashkiak i Gjenevës, si një homazhe për tërë ata emigrante që kanë punuar dhe shumën prej tyre nuk jetojnë më, duke kombinuar qasjet historike, kujtimorë dhe artistike, ekspozita paraqet dëshmi për kushtet e vështira të jetesës dhe punës.
Duke rikonfiguruar mënyrat e ndarjes së kujtesës, ekspozita përdorë disa forma të narracionit të ndërtuara përmes dokumenteve historike, arkivave personale, ndërhyrje artistike dhe recitale filmike të prodhuara për këtë rast. Ajo i jep zë punëtoreve sezonal, dhe emigrantëve të sotëm. Kthimi në këtë histori është më se i rëndësishëm, dhe aksionet janë më të rëndësishme se kurrë.
Gjithashtu, kjo ekspozitë dëshmon për konfliktet mes Unionit Evropian dhe Zvicrrës, në lidhje me kushtet e punës në këtë vend, si dhe brishtësia e kushteve të ekzistencës për ata që janë pa dokumente, mes njerëzve të tjerë në situata të pasigurte. Për të evokuar të kaluarën dhe situata që bëjnë jehonë, gjithashtu që të përpiqemi të zhvillojmë një perspektivë tjetër për emigracionin e djeshëm dhe të sotëm.
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në evokimin e krejt qka u tha më lartë, përmes përfaqsuesit të vet zv. Sekretarit Ragip Zejnullahu, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për “Ditët e Kulturës Shqipëtare në Diasporë”, vizitoi ekspoziten dhe përcolli mesazhin e dhënë më lart. /Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/ministriaediaspores/videos/780546902370603/
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës Zgjerimi i autostradës u refuzua në kutinë e votimit të dielën. Në kundërshtim me këshillën e...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut