Kosova
Konventa e Bizneseve të Diasporës, më 25 -26 nëntor në Prishtinë
Më 25 dhe 26 nëntor do të mbahet Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja në Emerald Hotel, në Prishtinë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Albanian Global Diaspora Business Network, në rrjetin social Facebook.“Ju ftojmë të bashkangjiteni në Konventën e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja që do të mbahet më 25 dhe 26 nëntor 2019, në Emerald Hotel në Prishtinë”, thuhet në këtë njoftim.
Ky organizim ka për qëllim të krijojë rrjetëzim dhe bashkëpunim mes bizneseve të Kosovës, Diasporës dhe atyre të huaja, duke i bashkuar në një pikë takim.
“Krijimi i marrëdhënieve të reja të partneritetit mes bizneseve pjesëmarrëse është misioni ynë, andaj kjo ngjarje synon të ofrojë mundësi të integrimit në fushën e ekonomisë përmes takimeve B2B”, thotë Yll Blakaj, udhëheqës i Rrjetit Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe organizator i Konventës.
Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja organizohet nga Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida.
Konventa e Diasporës dhe të Huaja pritet të mbledhë numër të madh të kompanive nga Kosova, biznesmenë shqiptarë dhe të huaj nga gjithë Evropa..
Në këtë platformë elektronike, bizneset e Diasporës dhe të huaja mund të caktojnë takime me bizneset e Kosovës si dhe të regjistrohen per vizitat grupore tek kompanitë e Kosovës në sektorë të interesit.
https://konferenca.rrjeti.biz/?fbclid=IwAR3SBXkPndnYFIenSuoG43JVapUFHB5nUWRuJe6Frgz1H3XSWX2w2TPGM1s
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën