Financa
Inflacioni vjetor në BE gjatë muajit tetor mbetet në 1.1 për qind
Normat më të ulëta vjetore janë parë në Qipro me 0.5 për qind
Çmimet e konsumit në Bashkimin Evropian u rritën me 1.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar në muajin tetor.
Siç njofton Eurostat, shkalla e inflacionit vjetor të bllokut 28-anëtarësh u ul nga 1.2 për qind në muajin shtator.
Krahasuar me një muaj më parë, inflacioni vjetor shënoi rënie në 15 vende anëtare, por mbeti i qëndrueshëm në tetë vende dhe u rrit në pesë të tjera.
Normat më të ulëta vjetore janë parë në Qipro me 0.5 për qind, Greqi me 0.3 për qind dhe Portugali me 0.1 për qind, ndërsa më të larta u regjistruan në Rumani me 3.2 për qind, Hungari me 3.0 për qind dhe Sllovaki me 2.9 për qind percjell Albinfo.ch.
Ndërkohë, niveli i inflacionit të Eurozonës ishte 0.7 për qind muajin e kaluar nga 0.8 në që ishte në muajin shtator.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave