Ekonomi

SIX synon të krijojë kompaninë e tretë më të madhe në Evropë

Një marrëveshje që sipas tyre do të krijojë kompaninë e tretë më të madhe në Evropë për infrastrukturën e tregjeve financiarë

Operatori i bursës së Zvicrës, SIX, ka lajmëruar një ofertë për blerjen e bursës së Spanjës BME, një marrëveshje që sipas tyre do të krijojë kompaninë e tretë më të madhe në Evropë për infrastrukturën e tregjeve financiarë.

Kompania zvicerane, që zotërohet nga një grup i bankave të vendit, do të ofrojë 34 euro për aksion për 100% të bursës së Spanjës.

Marrëveshja, e gjitha në para cash’, do ta vlerësojë kompanitë në rreth 2.8 miliardë euro (3.1 miliardë $).  Oferta u lajmërua pak minuta pasi operatori më i madh i bursave në Evropë, Euronext, deklaroi se ndodhet në bisedime me bursën e Spanjës për një kombinim, transmeton Scan.

“Kjo është në linjë me strategjinë e rritjes së kompanisë dhe angazhimeve tona për t’i shërbyer klientëve me infrastrukturë tejet të besueshme të shërbimeve dhe akses në tregjet e kapitalit”, tha krytari i bursës së Zvicrës, Romeo Lacher, përcjell albinfo.ch.

Oferta është 33.9% sipër vlerës që kishte BME në mbyllje të tregtisë ditën e premte.

Kompania zvicerane lajmëroi se do të ruajë listimin e BME në bursat e Madridit, Barcelonës, Bilbaos dhe Valencias.