Integrimi

Shqiptari udhëheqës i kompanisë së njohur “Ecolog” në Nju Jork

Nazif Destani është shqiptari nga Tetova, themelues dhe kryetar bordi i kompanisë “Ecolog international” në Nju Jork të SHBA-ve.

Ai ka themeluar këtë kompani me shpirtin e vërtetë të sipërmarrjes. Kompania është shndërruar në ofruesin global të shërbimeve të integruara mbështetëse inteligjente në mbi 40 vende. Si pjesë e një projekti të implementuar në Tetovë, kjo kompani i ka ardhur në ndihmë komunitetit shqiptar atje, përmes ndërtimit të një shkolle për fëmijët me nevoja të veçanta. Ky bashkëpunim mendohet të vijojë shtrirjen e tij, si një përpjekje konkrete, për ta bërë arsimin më të arritshëm për të gjithë në nivel global.

Ndërmarrja globale e shërbimeve me qendër në Tetovë mbajti një event ku ishte nikoqire e ngjarjes së bashku me Qeverinë e Kanadasë, Qeverinë e Ganës si dhe me Forumin për Partneritet Global. Forumi u përqendrua në “Financimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030” me delegacionin Ecolog International të udhëhequr nga themeluesi dhe Kryetari i Bordit të kompanisë, z. Nazif Destani. Drejtori Ekzekutiv i kompanisë z. Ali Vezvaei, ky I fundit e mbajti fjalimin e mirëseardhjes para të pranishmëve.

“Ecolog është shndërruar në një ofrues global shërbimesh të integruara mbështetëse inteligjente në mbi 40 vende. Kjo prani nuk do të ishte e mundur pa besimin tonë tek ekspertiza dhe dija e personelit vendor”, tha ai.

Kujtojmë se Nazif Destani  është nderuar nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) me titullin “Dr. Honoris Causa”, pasi që ky i fundit si një ndërmarrës tipik ka ndërtuar e zhvilluar në mënyrë impresive një kompani tanimë globale, siç është “Ecolog”, përcjell albinfo.ch.