CH-Ballkani
“Kombëtarja i jep Kosovës shpresën urgjentisht të nevojshme”
"Futbolli bën diçka që nuk e ka bërë politika: i jep shpresë rinisë. Dhe është një nga temat e pakta që na jep njohje jashtë vendit"
Vendi më i ri i Evropës vuan nga korrupsioni dhe varfëria. Në këto rrethana, kualifikimi shumë i mundshëm i ekipit të tij të futbollit për Kampionatin Evropian 2020 merr një kuptim të veçantë. Kështu shkruan gazeta Berliner Zeitung, në një artikull të zgjeruar në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme që luhet sot në mes të Çekisë dhe Kosovës, transmeton albinfo.ch. Vetë titulli i artikullit flet shumë: “Kombëtarja i jep Kosovës shpresën urgjentisht të nevojshme”.
Në vazhdim, artikulli, me disa shkurtime.
Gazetari fillon shkrimin me rrëfimin e Eroll Salihut, sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, ish-futbollist i suksesshëm në Kosovë e më gjerë.
“Prishtinë. Shumë miq kishin vdekur, nga shtëpia e tij në Prishtinë kishin mbetur vetëm mbeturina dhe hiri. Si qindra mijë bashkatdhetarë, edhe futbollistit Eroll Salihu i ishte dashur të largohej nga Kosova. Ai ka luajtur në ligën e tretë gjermane në Wilhelmshaven, dhe më vonë ka marrë edhe licencën e trajnerit. Në lajme, ai shikonte shkatërrimin e atdheut të tij në fund të viteve nëntëdhjetë. 13,000 njerëz vdiqën në Luftë. Eroll Salihu thotë: “Kemi vuajtur në mënyrë të pabesueshme”.
Në atë kohë, ai nuk mendonte se ishte e mundur që 20 vjet më vonë Kosova e vogël të festonte ndoshta suksesin më të madh të historisë së saj: me dy ndeshje të suksesshme: të enjten në Republikën Çeke dhe të dielën në shtëpi kundër Anglisë, kombëtarja mund të kualifikohej në Kampionatin Evropian 2020, përcjell albinfo.ch. “Ne mund të kishim shitur lehtësisht 200,000 bileta për ndeshjen kundër Anglisë”, thotë Salihu. “Për fat të keq, ne mund të jepnim vetëm më pak se 14,000 sish. Atmosfera do të jetë e mrekullueshme, sepse futbolli e bashkon vendin tonë “.
Në Jugosllavinë socialiste, Kosova e vogël kishte një status të veçantë, popullsia përbëhej kryesisht nga shqiptarët. Qoftë në shëndetësi, arsim apo në institucionet e larta: shqiptarët e Kosovës ishin të nënpërfaqësuar në shtetin multi-etnik. Një nga vendet e pakta ku ata protestonin ishte stadiumi i KF Prishtina, klubi më i rëndësishëm në Kosovë. Në historinë e Jugosllavisë vetëm një shqiptar arriti të luante në kombëtare: sulmuesi Fadil Vokrri. “Ne shqiptarët shpesh vlerësoheshim si qytetarë të klasit të dytë”, thotë shkrimtari Beqë Cufaj, ambasador i Kosovës në Gjermani që prej vitit 2018, transmeton albinfo.ch. “Fadil Vokrri duhej të luante dy deri në tri herë më mirë se kolegët e tij për t’u pranuar në ekipin kombëtar.”
Parlamenti Jugosllav i hoqi autonominë Kosovës më 1990. Nën Presidentin Slobodan Milosheviç policia serbe tregoi brutalitet kundër shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe në futboll. Lojtarët kosovarë u tërhoqën nga ligat jugosllave dhe ndërtuan strukturat e tyre, me turne të organizuara fshehurazi dhe topa të kontrabanduar nga jashtë”.
Tensionet midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës rezultuan në vitin 1998 në luftën e Kosovës. Pas vendosjes së NATO-s në 1999, brenda disa javësh u kthyen tetëdhjetë për qind e refugjatëve, dhe mes tyre shumë shpejt edhe Eroll Salihu: “Në fillim ishte shumë e vështirë të ndërtoheshin struktura në futboll. Ne ishim të izoluar. “Ndonëse e themeluar në vitin 1993, kombëtarja jonë rrallë gjeti kundërshtarë për ndeshje miqësore. Dhe kjo nuk do të ndryshonte shpejt, as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 2008, përcjell albinfo.ch. “Na është dashur të shkruanim shumë letra dhe të luftonim për të drejtat tona në vazhdimësi, pa ndërprerje”.
Kosova nuk është ende anëtare e Kombeve të Bashkuara. Për të qenë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, qeveria kërkon anëtarësimin e vendit në organizata globale, shkruan më tutje gazeta gjermane. Kështu, Kosova është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, por jo në Unesco ose në rrjetin e policisë Interpol. Prandaj, kosovarët e festuan si një përparim pranimin e tyre në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) më 2014. Ai u pasua me hyrjen në Uefa dhe Fifa në vitin 2016.
Federata filloi të kërkonte lojtarë kosovarë në ligat evropiane. “Ne kemi pasur fat në fatkeqësi”, thotë Salihu. “Shumë prindër qenë larguar në vende të Evropës Perëndimore para luftës. Dhe fëmijët e tyre luajnë sot për ekipin tonë kombëtar”.
Për gati dy vjet, skuadrës i është dashur të luante ndeshjet e saj si vendëse në Shkodër, në veri të Shqipërisë. Në vitin 2018, përfundoi rinovimi i stadiumit në Prishtinë. Kombëtarja fitoi një reputacion të mirë, pasi që mbeti e pamposhtur në 15 ndeshje me radhë. Në Ligën e re të Kombeve të Uefa, ajo fitoi grupin e saj në ligën D. Gjithashtu në kualifikimin e Kampionatit Evropian ajo gëzoi kosovarët me fitoret kundër Bullgarisë dhe Republikës çeke, ndërsa në Angli humbi 3: 5.
“Në renditjen ndërkombëtare, Kosova është në krye vetëm kur bëhet fjalë për çështje negative, korrupsion ose krim të organizuar”, thotë gazetari Eraldin Fazliu nga Birn, Rrjeti Ballkanik i Raportimit Investigativ. Futbolli bën diçka që nuk e ka bërë politika: i jep shpresë rinisë. Dhe, është një nga temat e pakta që na jep njohje jashtë vendit”.
Fazliu thotë gjithashtu se sukseset sportive po zhysin shumë bashkatdhetarë në një dilemë identiteti. Ai kishte ikur si i ri me familjen e tij para luftës për në Danimarkë. Fazliu e donte futbollin, por me Kombëtaren Jugosllave, ai nuk mund të identifikohej. Si Fazliu, shumë kosovarë ende mbështesin kombëtaren e Shqipërisë fqinje, por ngadalë në Prishtinë po bie numri i flamujve të kuq e zi shqiptarë, ndonëse ka edhe telashe: lojtarë si Milot Rashica, Herolind Shala apo Alban Meha kishin luajtur tashmë disa ndeshje për Shqipërinë, përpara se të kalonin në ekipin kombëtar të Kosovës. Në mediat shqiptare, ata u etiketuan si tradhtarë”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra