Futboll
Kuqezinjtë duan tri pikë përballë Andorrës
Shqipëria ka grumbulluar 12 pikë dhe nuk ka gjasa të kualifikohet në Evropian
Kombëtarja shqiptare po zhvillon përgatitjet e fundit për ndeshjen me Andorrën.
Ndeshja zhvillohet sonte në Elbsan, nga ora 20:45, përcjell albinfo.ch.
Trajneri Edi Reja foli për sfidën me Andorrën dhe vuri në dukje rëndësinë e kësaj ndeshjeje, duke përsëritur sërish apelin në drejtim të tifozëve që të vijnë të ndjekin këtë sfidë.
“Kam në skuadër lojtarë inteligjentë që i dinë vështirësitë që sjellin ndeshje të tilla. Nëse nuk fitojmë me Andorrën, atëherë ajo që kemi bërë deri tani do të anulohet. Kjo ndeshje nuk duhet të nënvlerësohet. Duhet të japim 110% të kapacitetit tonë. Përsa u përket tifozëve, përsëris apelin e bërë ditë më parë; ata që kanë mundësi, duhet të vijnë në stadium. Ta bëjnë këtë sidomos për futbollistët, jo për mua, sepse do të jenë ata në fushën e lojës dhe ata kanë nevojë për stimuj”, shton Reja.
Në rolin e kapitenit për ndeshjen me Andorrën do të jetë Elseid Hysaj, që pranoi se euforia për sfidën me Francën dhe stadiumin e ri është e madhe.
“Të gjithë po mendojnë për Francën, por duhet të kalojmë Andorrën të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të thyejmë rekordin. Për ndeshjen e dytë do të ketë emocione të reja për stadiumin e ri e sfidën me Francën. E dimë mirë që sfida me Andorrën është më e rëndësishme. Tifozeria na motivon gjithmonë për të ecur para. U bëj thirrje të gjithë tifozëve që të ndjekin edhe ndeshjen me Andorrën jo vetëm për Francën”, shprehet futbollisti Elseid Hysaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026