Lajme
Holanda kufizon shpejtësinë maksimale në autostrada
Qeveria holandeze njoftoi sot uljen e shpejtësisë maksimale në autostrada me 100 kilometra në orë nga 130 kilometra gjatë ditës, një masë që është ndërmarrë në kuadër të një plani veprimi, të miratuar për të luftuar kundër emetimeve të gazit ndotës.
Qeveria po përballet që prej disa muajsh me një debat mbi mënyrën e reduktimit të emetimeve të gazrave, që prej kohës kur një gjykatë holandeze deklaroi se politika aktuale nuk respektonte rregullat e Bashkimit Europian përsa i përket kësaj çështjeje, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Kufizimi i shpejtësisë, që do të hyjë në fuqi në 2020, do të jetë më i ulëti në Europë me Qipron.
Automjetet do të lejohen të udhëtojnë me 130 kilometra në orë natën, nga ora 19:00 GMT deri në orën 06:00.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch