Shëndetësi
Cilat janë rreziqet nga cigaret elektronike
Këto cigare nuk janë aspak të mira për shëndetin e njeriut
Cigaret elektronike mund të kenë efekte të dëmshme për sistemin kardiovaskular, sipas një studimi, që e gjykon si të parakohshme që ato të konsiderohen si alternativë e sigurt për cigaret e zakonshme.
“Cigaret elektronike përmbajnë nikotinë, grimca shumë të vogla, metale dhe aroma, nuk janë vetë avuj uji të padëmshëm”, theksoi autori kryesor i këtij studimi, Loren Wold, i Universitetit të Ohajos.
“Studimet mbi ndotjen e ajrit tregojnë se grimcat e imëta (më pak se 2,5 mikronë) depërtojnë në qarkullimin e gjakut dhe kanë ndikim te zemra. Të dhënat mbi cigaret elektronike anojnë nga ky drejtim”, vazhdon ai, transmeton ATSH.
Autorët e këtij studimi vënë theksin mbi veprimin e nikotinës, që rrit tensionin e gjakut dhe ritmin kardiak, si edhe mbi grimcat e imëta, që mund të shkaktojnë ngurtësim të arterieve dhe malcime, përcjell albinfo.ch.
Sipas studiuesve, të gjitha këto efekte sugjerojnë se përdorimi kronik i cigareve elektronike mund të rrisë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës