Kosova
Valon Murati: Habitem sa energji kundër bashkimit ka ndër shqiptarë
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të rrëzimit të murit të Berlinit ka thënë se shqiptarët i gëzohen bashkimit të gjermanëve, por një pjesë e tyre shpenzojnë energji kundër bashkimit të shqiptarëve.
Murati ka thënë se habitet se sa energji kundër bashkimit të shqiptarëve ka ndër shqiptarët.
“Në tetor e nëntor gjermanët festojnë bashkimin e tyre. Më 9 nëntor 1989 u rrëzua Muri i Berlinit, e më 3 tetor 1990 ndodhi bashkimi i Gjermanive. Gjithandej shqiptarët gëzohen e urojnë për këtë bashkim. Dhe, mirë bëjnë, sepse e dinë mirë se çfarë do të thotë ndarja për fatet e një kombi dhe zhvillimin e tij normal”, ka shkruar ai në Facebook, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Por, në anën tjetër, vazhdoj të habitem, si për shumë e shumë gjëra të tjera këto kohët e fundit, se sa energji kundër bashkimit të shqiptarëve ka ndër shqiptarët”, ka shtuar Murati.
“Energjia e shpenzuar këto kohët e fundit kundër bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën, dhe të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në një shtet, po të ishte shpenzuar për realizimin e tyre, këto projekte do t’i kishim shumë afër realizimit”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor