Kosova
Mustafa pajtohet që Kurti të jetë kryeministër i ri i Kosovës
Duket se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta respektojë parimin, sipas të cilit mandatar i Qeverisë do të jetë kandidati i partisë e cila në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme fitoi më së shumti vota, ndërkaq kjo në rastin konkret është Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht Albin Kurti, deklaroi në konferencë për shtyp në Prishtinë Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë partiake.
Po ashtu, Mustafa e paralajmëroi edhe takimin e dy partive në nivel më të lartë, siç tha, do të bëhet fjalë për dialogun me Beogradin edhe për disa çështje të tjera.
Nga ana tjetër, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, sipas rezultateve përfundimtare të kumtuara dje, individualisht fitoi më së shumti vota dhe me atë e siguroi funksionin e kryeministrit.
Ndërkohë, Mustafa tha edhe se deri tani në negociata është harmonizuar pjesa më e madhe e programit të qeverisë së re dhe shtoi se ekzistojnë disa dallime, kur bëhet fjalë për çështjet sociale dhe ekonomike, transmetoi Koha.
“Qeveria e re do të jetë më efikase dhe më ekonomike. Nuk duhet të merremi me çështje të cilat nuk dakordohemi, edhe pse ato janë shumë pak”, tha Mustafa, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026