Kosova
Vetëvendosja, Limajt: S’kemi faj pse ke abuzuar në qeverisje
Meqenëse ditë më parë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, hodhi akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se po t’iu ndodhte atyre kjo që i ndodhi partisë së tij, do ta kallnin Prishtinën.
Kjo pasi që, sipas Limajt, partia e Kurtit nuk po i kundërshton votat e ardhura me postë nga Serbia, e të cilat ia pamundësuan koalicionit NISMA/AKR/PD kalimin e pragut.
Nga kjo ka reaguar deputetja më e votuar e legjislaturës së ardhshme, Albulen Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se Vetëvendosje, në zgjedhjet e vitit 2014 dhe 2017, i ka kundërshtuar votat e ardhura nga Beogradi, atëherë kur, sipas saj, Fatmir Limaj nuk e thoshte asnjë fjalë për këtë gjë.
“Anëtarët tanë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qysh në fillim të procesit zgjedhor kanë kontestuar certifikimin e Listës Serbe, një subjekti politik që kontrollohet nga Beogradi. Megjithatë, ndonëse e kemi kontestuar, ky subjekt politik është certifikuar nga KQZ. Më tutje dy herë radhazi dhe jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në 2014-ën e edhe në 2017-ën kemi kundërshtuar kontrabandiminin e votave nga Serbia, fatkeqësisht kemi qenë të vetëm në kërkesat tona”, ka thënë Haxhiu për Gazeta Blic.
Po ashtu, sipas Haxhiut, Vetëvendosje në këto zgjedhje kishte qenë kundër certfikimit të Listës Serbe nga ana e KQZ-së, në mënyrë që kësaj partie t’i pamundësohet garimi në zgjedhjet e 6 tetorit.
Për një gjë të tillë, Haxhiu thotë se nuk e morën mbështetjen as të Fatmir Limajt.
Haxhiu shkon edhe më tej, duke ia kujtuar Fatmir Limajt se kishte qenë ai i cili ka qenë në qeveri me Listën Serbe, duke thënë se vetëm kur mbeti jashtë pragut zgjedhor, po i duket problem kjo parti.
“Fatmir Limaj sapo ka dalë nga koalicioni me Listën erbe. Asnjëherë nuk e kontestoi, as ai, as partia e tij Listën Serbe. Tani kur qytetarët vendosen që partia e tij të mbetet jashtë pragut, fajet për këtë nuk i ka Lëvizja, por keqqeverisja abuzive e Nismës gjatë mandatit dyvjeçar. Tek tani kur mbeti jashtë pragut, po i duket problem Lista Serbe, por kjo nuk është parimore. Prandaj mesazhin që i kanë dhënë qytetarët, le ta marrin seriozisht. Akuzat e paqëndrueshme ndaj Lëvizjes, nuk i bëjnë punë”, ka thënë në fund Albulena Haxhiu, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026