E-Diaspora
Aktivitete të shumta gjatë “Javëve të kulturës shqiptare në Austri”
Të gjitha këto aktivitete të cilat përkojnë edhe me festën e Flamurit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, bëhen të mundura falë punës vullnetare të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri dhe mbështetjes së Ministrisë kosovare të Diasporës.
Javët e Kulturës Shqiptare në Austri kanë filluar me shumë evente kulturore, artistike dhe sportive. Koha nga muaj tetor e deri në gjysmën e parë të muajit dhjetor do të jetë e ngjeshur me aktivitete të ndryshme shqiptare. Shumë koncerte, ndeshje sportive, ekspozita, përurime librash e aktivitete të tjera do të shfaqen para publikut shqiptar dhe miqve austriakë.
Të gjitha këto aktivitete, të cilat përkojnë edhe me Festën e Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, bëhen të mundura falë punës vullnetare të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri dhe mbështetjes së Ministrisë së Diasporës së Kosovës.
Hapja e aktiviteteve të Javëve të Kulturës Shqiptare është bërë më 20 tetor, kur është festuar dhjetëvjetori i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
Një aktivitet tjetër sportiv është zhvilluar më 21 tetor në Vjenë. Klubi i Kulturës dhe Sportit “Arbëria” si çdo herë, ka organizuar turneun ndërkombëtar të shahut.
Më 16 nëntor, si çdo vit tjetër, në Baden, Shoqata Kulturore Artistike “17 Shkurti” organizon koncert familjar për nder të Festës së Flamurit. Në këtë koncert, mysafirë specialë do të jenë këngëtarja Mimoza Shkodra dhe aktori Çun Lajqi.
“Në 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, SHKA “17 SHKURTI” nga Badeni vjen me një program të pasur kulturor artistik, me poezi, këngë e valle shqipe. Me ne do të jetë edhe grupi i valleve “Shqip Dance” nga Salzburgu, Shoqata “ODA” me grupin e valleve ” Malësorët” nga Shtajeri dhe grupi i valleve “RRËNJËT TONA” po ashtu nga Shtajeri. Për dispononimin tuaj do të kujdesen Arben Bunjaku me sint dhe këngëtaret Hamdi Hyseni dhe Ekrem Imeri si dhe mysafirja jonë speciale Mimoza Shkodra”, e Tahir Turkaj është organizator i këtij manifestimi”, thuhet në njoftimin për këtë aktivitet.
Pesë ditë më vonë, një aktivitet kulturor do të mbahet në Ambasadën e Kosovës në Austri, në Vjenë.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, në kuadër të Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri, organizon promovimin e librit “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999”, të autorëve Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Austri.
Promovimi i librit bëhet më 21 nëntor, nga ora 18:00 në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë (Adresa: Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, Goldegasse 2/15, 1040 Vjenë)
Një ekspozitë mjaft e veçantë dhe që mezi po pritet të vizitohet nga publiku, është ekspozita “Mendoj për ty” e artistes Alketa Mripa – Xhafa e cila do të jetë një ekspozitë ndryshe nga ato që deri më tash kemi parë:
“Të dashtun shoqe dhe shokë. Besoj se tashmë e dini se me datën 23 nëntor 2019 kemi me e prezantu ekspozitën “Mendoj për ty” të Alketa Mripa – Xhafa. Ekspozita ka për qëllim solidarizimin e të gjithë neve me gratë e dhunuara në botë e veçanërisht në Kosovë. Për me e realizuar instalimin e ekspozitës na duhet ndihma e juaj që të mbledhim sa më shumë fustane apo funde të cilat na duhen për këtë qëllim. Kështu që kërkoj edhe prej juve që të jeni përkrahës i kësaj ekspozite duke na dhuruar të paktën një fustan apo fund tuajin. Rroba edhe më shumë ka vlerë nëse është ajo e vjetër. Mos hezitoni me na dhuru diçka që nuk e përdorni më”, apelon anëtari i KKSHSHA-së, Ermal Vejsa. (Adresa: Europahaus, Linzerstrasse 429, 1140 Vjenë).
Javët e Kulturës Shqiptare do të vazhdojnë me një tjetër aktivitet sportiv. Liga Shqiptare e Futbollit do të organizojë një turnir futbolli i cili do të mbahet me datën 24.11.2019 duke filluar nga ora 10.00. (Adresa: Anton Baumgarterstrasse 123, 1230 Vjenë)
Po ashtu, me datën 27.11.2019 në lokacionet e Ambasadës së Kosovës në Austri do të bëhet përurimi i librit të autorit Eqrem Zenelaj. (Adresa: Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, Goldegasse 2/15, 1040 Vjenë)
Aktivitete kulturore shqiptare për nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë në Austri do të vazhdojnë edhe me një organizim nga shoqata “Iliria”. (Adresta: Bürgergasse 13, 1100 Vjenë)
Ndërkohë në përmbyllje të gjitha aktiviteteve është paraparë një koncert muzikor nga Gima dhe bendi i tij. Koncerti përmbyllës i Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri do të mbahet më 14.12.2019.
(Adresa: Coco Bar, U-Bahnbögen 34 – 35)
Përveç kësaj, aktivitete të ndryshme shqiptare për nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë do të organizohen edhe në qytete dhe vende të ndryshme të Austrisë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit16 Nëntor 2019
- Ora16:00
- Data e përfundimit14 Dhjetor 2019 - 20:00
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch