Integrimi
Prend Berisha, pjesë e Asamblesë së qytetit Wil
Berisha vjen në këtë pozitë pasi që paraardhësja e tij nga kjo parti (CVP), Christa Grämiger në mbledhjen e fundit kishte dhënë dorëheqje nga asambleja
Prend Berisha, 26-vjeçari nga qyteti Wil i Kantonit St. Gallen, duke filluar nga sot është pjesë e Asamblesë së Qytetit të tij. Ai këtu i përfaqëson zgjedhësit e CVP-së, (Partisë së Krishterë Popullore), shkruan albinfo.ch. Berisha vjen në këtë pozitë pasi që paraardhësja e tij nga kjo parti, Christa Grämiger, në mbledhjen e fundit kishte hequr dorë nga Asambleja.
Duke qenë se Grämiger kishte qenë anëtare e komisionit për punë kadastrale, Prend Berisha e merr edhe këtë funksion pas dorëheqjes së saj.
Prend Berisha, edhe pse është ndër më të rinjtë në këtë asamble, nuk është i papërvojë në politikë. Ai, në vitin 2015 kishte kandiduar për një vend në Parlamentin Nacional të Zvicrës, ku, natyrisht, nuk kishte mundur të zgjidhej.
Politikani i ri Berisha, me rrënjë nga Kosova, ka mbaruar maturën profesionale në drejtimin komercial. Ai e sheh të ardhmen e tij, krahas profesionit, edhe në politikë.
Që nga rinia e hershme ka shfaqur interesim për jetën publike. Ai ka thënë se në CVP ka parë vendin e duhur për pikëpamjet e tij politike, shkruan albinfo.ch. Berisha ka përmendur forcimin e familjes, sigurinë dhe përfshirjen e të rinjve në politikë, si temat ku është më shumë i fokusuar.
Berisha shprehet se e ndien veten më së miri në CVP, në radhë të parë për arsyen se ajo është parti e qendrës dhe si e tillë, ajo nuk polarizon. “Unë mund të bashkëpunoj si me të gjelbrit liberalë, ashtu dhe me SP-në ose SVP”, ka thënë veç tjerash në një prezantim të tij sot në gazetën Tagblatt.
Të kujtojmë: Në Asamblenë e Qytetit Wil është prej tashmë disa mandatesh anëtar edhe shqiptari tjetër nga ky qytet, politikani tashmë i njohur, Arbër Bullakaj, i cili përfaqëson Partinë Socialdemokrate (SP).
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës