Lajme
Krijohet rrjeti i të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Itali
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqatën “Zëri i atdheut” nga Montebelluna, organizoi takimin me juristë shqiptarë nga Italia në kuadër të projektit ‘ Rrjetëzimi i juristëve të diasporës”.
Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi dhe fuqizimi i rrjetit të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Itali, i cili u krijua zyrtarisht në këtë takim, përcjell albinfo.ch.
Rrjetëzimi synon krijimin e urave të bashkëpunimit mes të rinjve dhe studentëve që veprojnë dhe studiojnë në diasporë, si dhe nxitjen e të rinjve për të ruajtur vlerat kulturore dhe për të promovuar ato, të cilat do të shërbenin edhe në promovimin e Kosovës!
Ekipi përfaqësues nga MDIS, i përbërë nga shefi i kabinetit Burim Krasniqi dhe drejtorë e udhëheqës të departamenteve, po ashtu zhvilluan takime edhe me përfaqësues të shoqatave dhe mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











