Shqipëria
Shqipëria në konferencën ekonomike nga Integra International
Gjatë panelit të dedikuar ambasadorëve të akredituar në Uashington DC të Shqipërisë, Zelandës së Re dhe Botsvanës, me qëllim promovimin e mundësive të investimit në vendet e tyre respektive, ambasadorja Floreta Faber bëri një përmbedhje informuese gjithëpërfshirëse mbi evoluimin e ekonomisë së vendit tonë që prej vitit 1990 dhe deri në aktualitetet.
Gjithashtu ajo vuri në dukje avantazhet që ofron vendi ynë si, pozita strategjike gjeografike, baza ligjore favorizuese për investimet e huaja, fuqia punëtore e arsimuar, prodhuese dhe kosto-konkurruese, ekonomia e fortë dhe e qëndrueshme si edhe politikat fiskale optimale dhe konkurruese në rajon, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, ambasadorja ftoi pjesëmarrësit të shohin mundësinë e investimit në Shqipëri në sektorët kyç si energjia e rinovueshme, industria e minierave, fasoneria si edhe turizmi, tashmë prioritet i Qeverisë shqiptare, konkretizuar edhe me politikat atraktive dhe favorizuese në këtë sektor.
Gjithashtu, ajo argumentoi interesin ekonomik, por edhe nevojën e një prezencë më të gjerë të kompanive amerikane në pikat kyçe të industrisë sonë, të cilat duhet të jenë në përputhje me marrëdhëniet e shkëlqyera që karakterizojnë dy vendet tona. Pjesëmarrësit patën rastin të njiheshin me projektet konkrete të investimit që ofron vendi ynë, të cilat iu shpërndanë pjesëmarrësve në takim.
Duke qenë se Integra International është një asociim ndërkombëtar financiar me rreth 4.500 anëtarë nga e gjithë bota, profesionistë në fushën e kontabilistëve, konsulencës financiare dhe ekspertëve ekonomikë të tregut ndërkombëtar, kanë për qëllim këshillimin e biznesit në vende të ndryshme të botës.
Vlen të theksohet se në këtë aktivitet morën pjesë rreth 150 individë, përfaqësues kompanish dhe ekspertë të fushës kryesisht nga SHBA-ja, por edhe nga shumë vende të Evropës (Gjermania, Austria Spanja, Norvegjia etj.), por jo vetëm. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026