Jeta në Zvicër
Akuzohet për abuzim pozite, dorëhiqet shefi zviceran i UNRWA-s
Veç tjerash ai akuzohet në vitin 2015 kishte krijuar një vend pune si “special Advisor” (këshilltar special ose kryeshefe) për të dashurën e tij
Ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e tij Pierre Krähenbühl, zvicerani i cili ishte në krye të organizatës së OKB-së për ndihmë refugjatëve palestinezë UNRWA. Ai mbante këtë pozitë që nga viti 2014.
Kundër Krähenbühl OKB është duke zhvilluar hetime interne. Ai dhe drejtues të tjerë të UNRWA fajësohen për shkelje, si nepotizëm, abuzim me pozitën dhe sjellje të pahijshme seksuale, shkruan srf.ch.
Shefi i kësaj organizate akuzohet se ka mbajtur lidhje dashurie me një punonjëse që ishte në varësi të tij.
Deri në përfundim të hetimeve, detyrën e tij në udhëheqjen e UNRWA e merr britaniku Christian Saunders.
Nga fundi i muajit korrik të këtij viti qe njoftuar se Zvicra kishte ndërprerë pagesat për organizatën, e cila vepron në kuadrin e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA. Si shkak për këtë, qe përmendur një raport për hetime interne.
Siç kishte shkruar gazeta “SonntagsZeitung”, kishin dalë në sipërfaqe detaje tjera lidhur me parregullsitë në organizatën në fjalë, transmeton albinfo.ch. Duke iu referuar një raporti të komisionit intern të etikës, gazeta shkruan se shefi zviceran i UNRWA-s, Pierre Krächenbühl, ka qenë përgjegjes jo vetëm për një “klimë të helmuar pune” në organizatë. Më tepër se kaq, ai, në vitin 2015 kishte krijuar një vend pune si “special Advisor” (këshilltar special ose kryeshefe) për të dashurën e tij.
Departamenti i Jashtëm i Qeverisë Zvicerane (EDA) ka konfirmuar për gazetën se pagat për gruan në fjalë, Zvicra i ka paguar nga marsi i vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2018. Ndërkaq, lidhur me atë se sa para i janë paguar asaj gjithsej dhe nëse ajo ka marrë para edhe në emër të shpenzimeve të udhëtimit, EDA nuk ka pranuar të përgjigjet. Kjo, për faktin se OKB është duke zhvilluar hetime lidhur me rastin.
Ndërkaq, sipas raportit intern, për shumë veta, si brenda organizatës, ashtu dhe nga shtetet donatore, ka qenë e qartë se Krähnenbühl (i martuar) dhe kryeshefja e tij kishin një lidhje dashurie.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme