Lajme
Francës i duhen emigrantë punëtorë
Vetëm vitin e kaluar Franca ka lëshuar 33 mijë viza pune.
Franca për herë të parë do të ndërmarrë një nismë politike për të ftuar emigrantët e huaj të plotësojnë vendet bosh të punës në sektorë, si ndërtimi, hoteleria, informatika dhe inxhinieria. Qeveria pritet nga ana tjetër të ashpërsojë masat për azilkërkuesit dhe aksesin e tyre në shëndetësi.
Franca synon që nga viti i ardhshëm të vendosë kuota për emigrantët që kërkojnë të punojnë në vend.
Plani i qeverisë franceze është të identifikojë sektorët ekonomikë ku mungojnë kandidatët e kualifikuar, dhe të lehtësojë procedurat e marrjes së vizave të punës për profesionistët, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
“Duam që në Francë të marrim forca pune vetëm atje ku nevojitet. Kjo është qasje e re që zbatohet edhe në Kanada dhe Australi”, deklaroi ministrja e Punës, Myriel Peniko.
Vitin e kaluar, në Francë u lëshuan rreth 33 mijë viza pune.
Disa nga sektorët me staf të pamjaftueshëm janë ndërtimi, hoteleria dhe restorantet, ku pagesa për qytetarët vendës konsiderohet e ulët, por edhe fusha si tregtia, informatika dhe inxhinieria.
Ndërkaq pritet të ashpërsohen politikat për azilantët dhe ata që shfrytëzojnë sistemin shëndetësor gjatë qëndrimit të shkurtër në vend.
Me udhëzim të presidentit Emanuel Makro, qeveria planifikon që azilkërkuesve t’u kufizohet deri në tre muaj aksesi spitalor që ofrohet falas pas aplikimit.
Nisma synon të shmangë rritjen e popullaritetit të ekstremistëve të Marin lë Pen, e cila e kundërshton numrin e pandalshëm të azilkërkuesve në vend, që një vit më parë u rrit me 122 mijë apo 22 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë