Lajme
Gratë e shkolluara druajnë se lindja e fëmijës do t`ua shkatërrojë karrierën
Për këtë arsye, rreth 30 për qind të këtyre grave mbeten përgjithmonë pa fëmijë
Rreth 70 për qind të grave në Zvicër kanë frikë nga lindja e fëmijës së parë, duke e konsideruar këtë akt si “vrasës të karrierës” së tyre. Një përfundim i tillë është nxjerrë nga studimi i realizuar nga federata në lidhje me familjet dhe gjeneratat, i cili i referohet vitit 2018.
Sipas studimit, veçanërisht gratë me shkollim të lartë janë ato që druajnë se lindja e fëmijës do të ndikojë negativisht në ambicjet e tyre profesionale, shkruan albinfo.ch. Për këtë arsye, rreth 30 për qind të këtyre grave mbeten përgjithmonë pa fëmijë.
Sipas BFS, në afër 70 për qind të familjeve, gruaja kujdeset për përgatitjen e ushqimit, për larje dhe pastrim.
Në vetëm 5% të rasteve është burri ai që kujdeset për punët e përmendura, ndërsa në 25% përqindëshin që mbetet, burrat dhe gratë i ndajnë punët në mënyrë të barabartë.
Rreth 60% të grave dhe burrave të moshave 20 deri 29-vjeçare që nuk kanë fëmijë, dëshirojnë t`i kenë nga dy fëmijë. 9% nga ky grupmoshë nuk duan të kenë fare fëmijë, ndërsa vetëm 4% duan një fëmijë.
Por shumë gra dhe burra në Zvicër kanë më pak fëmijë se sa kanë dëshiruar dikur, përcjell albinfo.ch. Afër 40% të njerëzve në moshat 50-59 vjeçare, kur përmbyllet cikli i lindjeve, kanë nga dy fëmijë. Rreth një e katërta nga kategoria në fjalë nuk kanë fare fëmijë, ndërsa një e gjashta kanë vetëm nga një fëmijë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha