Shqipëria
Edhe kanionet e Skraparit bëhen destinacion magjik i turistëve të huaj
Kanionet e Skrapari tani ato janë shndërruar në një destinacion të mrekullueshëm për turistë
Edhe pse nuk kanë qenë të njohura më parë kanionet e Skrapari, tani ato janë shndërruar në një destinacion të mrekullueshëm dhe që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga kanionet e Osumit, një tjetër destinacion i Shqipërisë turistike.
Pamja e mrekullueshme e Kanionit të Osumit është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, 70-80 m i thellë, me shpatë vertikale, përfund të cilëve rrjedh lumi i Osumit.
I cilësuar edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.
Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara pothuajse nga të gjitha grupmoshat.
Në një distancë prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e raftingut kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si ‘’syri’’, ‘’porta e djallit’’, ‘’krokodili’’ apo ‘’katedralja’’. shkruan “ata”.
Po ashtu në këtë kanion, nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit qershor zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë jo vetëm për të ushtruar në ujërat e tij, sportin e bukur të raftin, por edhe për të eksploruar magjinë e natyrës shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026