Kosova
Krerët e LVV-së dhe LDK-së: Thaçi ta përfundojë mandatin e presidentit
Edhe një vit e gjysmë i kanë mbetur presidentit HashimThaçi deri në përfundim të mandatit.
Thuhet se pozita e Thaçit pritet të vendoset në tavolinën e bisedimeve mes liderëve të të dy partive, që morën shumicën e votave në zgjedhjet e 6 tetorit, raporton KTV.
E gjithë kjo pas përfundimit të harmonizimit të planprogramit qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, këtë javë. Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje, ka bërë të ditur se pozita e të parit të shtetit nuk është biseduar mes partive deri më tani.
Po ashtu ajo ka shtuar se diskutimi apo jo i kësaj pozite, u takon liderëve të të dy partive.
Vënien e emrit të presidentit në tavolinën e diskutimeve mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, Ehat Miftaraj e sheh si pjesë të demokracisë parlamentare.
Megjithatë, Miftaraj thotë se ato duhet të kenë kujdes që marrëveshja të mos lidhet me presidentin aktual.
Kujtojmë se Hashim Thaçi është zgjedhur president i vendit në prill të vitit 2016. Mandati i tij përfundon më 2021, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit Një anëtar i ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë...
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?