Tematike
Në Zvicër jetojnë 2 milionë e 101.915 të huaj
Numri i përgjithshëm i të huajve në Zvicër në fund të shtatorit ka qenë 2 milionë e 101.915. Prej tyre 1 milion e 436.817 vinin nga shtetet e BE-së dhe EFTA-s
Në nëntë muajt e parë të vitit 2019 në Zvicër kanë ardhur të jetojnë afërsisht aq të huaj sa dhe në nëntë muajt e parë të vitit 2018. Emigrimi nga Zvicra në krahasim me periudhën e përmendur ka shënuar një rënie, thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM).
Sipas SEM, nga janaru deri në fund të shtatorit në Zvicër kanë migruar 102.271 shtetas të huaj. Në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë është regjistruar një rënie minimale prej 0.1%, shkruan albinfo.ch. Nga ana tjetër numri i personave që kanë emigruar nga Zvicra në atë periudhë ka shënuar një rënie më të theksuar.
61332 banorë të Zvicrës kanë lëshuar vendin për të jetuar diku tjetër, që nënkupton një rënie prej 1.1% në krahasim me një vit më parë.
Kështu, saldoja që rezulton nga këta dy tregues ka qenë 0.9% ose 36.883 veta më pak se një vit më parë.
Më së shumti rritje ka shënuar saldoja në mes të shkuarjes dhe ardhjes te të huajt mga Franca. Ndërsa te gjermanët, italianët dhe portugezët ajo është më e ngushtë se në 9 muajt e vitit 2018.
Numri i përgjithshëm i të huajve në Zvicër në fund të shtatorit ka qenë 2 milionë e 101.915 persona. Prej tyre 1 milion e 436.817 veta vinin nga shtetet e BE-së deh EFTA-s.
Shkaku kryesor i migrimit të të huajve në Zvicër vazhdon të jetë gjetja e një pune këtu. 102.911 shtetas të vendeve të BE-së dhe EFTA-s kanë ardhur gjatë kësaj periudhe në Zvicër për të punuar, që është për 0.9% më pak se një vit më parë, shkruan albinfo.ch duke iu referuar komunikatës së përmendur të SEM.
Në të njëjtën kohë, në kuadrin e bashkimit familjar në Zvicër kanë ardhur 29.873 veta ose 6.6% më pak se një vit më parë. Kjo kategori përbën 29% të të gjithë të ardhurve në Zvicër gjatë nëntë muajve të deritashëm.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut