Futboll
Xhaka përjashtohet edhe për ndeshjen e radhës
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk do të luajë në ndeshjen kundër Wolvesit këtë të shtunë, më 2 nëntor, raporton Goal.
Kapiteni i Arsenalit, Xhaka, është kritikuar shumë për përplasjen e tij me tifozët brenda stadiumit të Emirateve kur ai është zëvendësuar gjatë barazimit 2-2 në Crystal Palace të dielën e shkuar.
Lexoni edhe:
Xhaka përplaset me tifozët e Arsenalit
Xhaka, po ashtu, ka kërkuar falje për veprimet e tij, por së pari bëri një shpjegim përse humbi qetësinë, duke insistuar se ishte “lënduar thellë” nga “abuzimi i përsëritur” që ka marrë nga tifozët në javët e fundit.
“Ai u ka kërkuar falje tifozëve, të gjithëve dhe tani fokusi është për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Emery në një konferencë për shtyp.
“Nuk është në mendjen time që ai të luajë në ndeshjen kundër Wolvesit. Mendoj se nesër ai nuk do të luajë, sepse duhet të fokusohemi 100 për qind për këtë ndeshje”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve