Lajme
Në Madrid formohet klasa e parë për mësimin e gjuhës shqipe
Është bërë e ditur se në Madrid të Spanjës është formuar klasa e parë për mësimin e gjuhës shqipe, e cila do të nisë funksionimin e saj më 24 nëntor, shkruan albinfo.ch.
Thuhet se deri tani afërsisht 15 fëmijë janë të gatshëm të startojnë, për ta mësuar gjuhën shqipe.
Vlen të theksohet se komuniteti shqiptar në Spanjë numëron mbi 2 mijë shqiptarë që jetojnë atje.
Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Postën Shqiptare ka përfunduar dërgesën me tekstet shkollore për mësimdhënien në diasporë drejt Spanjës.
Tekstet për fëmijët dhe mësuesit e diasporës janë falas dhe kanë pikëmbërritje qytetet kryesore të shteteve përkatëse.
Zyrtarët nga Qendra e Botimeve për diasporën kanë thënë se janë në prag të mbylljes së marrëveshjes për një klasë, ku do të zhvillohet mësimi.
“Po mundohemi të hapim shkollën e parë shqipe në Madrid për fëmijët dhe të gjithë ata që duan të mësojnë shqip”. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë