Kosova
Kosovë: Si do t`i mbajnë mjekët dy vendet e punës, publik dhe privat?
Paralajmërimi për detyrimin ligjor të mjekëve që të zgjedhin mes punës në sektorin publik apo atë privat, po komentohet në mënyra të ndryshme nga vetë stafi mjekësor.
Duke e konsideruar gjendjen në sektorin e shëndetësisë si jo të mirë, ndër masat e para që kandidati i vetëm deri më tani për kryeministër, Albin Kurti, ka paralajmëruar është që mjekët të përcaktohen nëse duan të punojnë në institucionet publike shëndetësore apo ato private.
“Nuk do të lejojmë më që mjekët t’i marrin pacientët nga spitalet publike dhe t’i akomodojnë ata në ordinancat e tyre private pas orarit të punës”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë, mjekët e shohin në mënyra të ndryshme këtë paralajmërim të Kurtit, i cili shihet si kryeministër në ardhje.
Shumë mjekë specialistë mbeten në kërkim të një vendi pune, përcjell albinfo.ch.
Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, i tha Radios Evropa e Lirë se deklarata e zotit Kurti është e ngutshme, pasi sektori publik shëndetësor ka shumë punë para se të merret vendimi në fjalë. Sipas tij, sektori shëndetësor vazhdon të ketë mungesë të kuadrove.
“Është vendim i Gjykatës Kushtetuese që e lejon punën në dy sektorë dhe kjo duhet të vlejë edhe për profesione tjera. Janë njerëz të të gjitha fushave që punojnë pasdite në sektorin publik, si ekonomistët, juristët, profesorët e të tjerë. Andaj, nuk duhet atakuar vetëm mjekët. Kjo nuk përkon edhe me Gjykatën Kushtetuese”, tha Syla.
“Neve na mbetet që pas emërimit të Albin Kurtit si kryeministër, të bisedojmë me të dhe ai t’i dijë modalitetet se si vjen deri te kjo gjendje, andaj duhet të ketë shumë kujdes, pasi mund të krijojë një hendek në sistemin publik, pasi shumë prej tyre (mjekëve) mund të vendosin të punojnë në sektorin privat”, tha Syla.
Në anën tjetër, Hamdi Ramadani nga Shoqata e Infektologëve të Kosovës, njëherësh ish-drejtor i Klinikës Infektive, mbështet Kurtin, duke thënë se do të ishte më mirë që mjekët të zgjedhin mes sektorit publik ose atij privat, ndonëse thotë se ka mungesë të mjekëve dhe do të mund të krijohej një zbrazësi.
“Është shumë e vështirë të punohet nga mëngjesi deri në orën 15:00 në sektorin publik, e më pas të vazhdohet në sektorin privat. Mendoj që është më e mirë të zgjedhin mjekët. Unë për sa vjet pune, asnjëherë nuk kam punuar në sektorin privat, jam koncentruar në sektorin publik. Mandej mund të them se ka pasur keqpërdorime nga ana e mjekëve, duke i referuar në sektorin privat”, thotë Ramadani.
“Por njëkohësisht duhet që edhe Ligji për sigurime shëndetësore të fillojë të zbatohet në mënyrë që mjekët të punojnë në njërin sektor”, thotë ai.
Ikja e mantelbardhëve rrezikon sistemin shëndetësor
Sektori publik shëndetësor sipas profesionistëve të kësaj fushe, vazhdon të mos ofrojë kushte adekuate për trajtim cilësor të pacientëve. Edhe mungesa e mjekëve në fusha të caktuara krijon vështirësi në trajtimin e pacientëve.
Blerim Syla thotë se edhe ikja e mjekëve nga Kosova ka qenë problem më vete që ka shkaktuar mungesë të kuadrove, sidomos në sektorin publik.
“Ikja e mjekëve nga Kosova për në vendet tjera nuk ka të ndalur. Edhe Ligji i ri për paga nuk i plotëson kërkesat e mjekëve. Ne kemi qenë modest në kërkesat e mjekëve. Ata mund të zgjedhin sektorin privat. Mendoj se zoti Kurti është ngutur me deklaratën dhe duhet shqyrtohet kjo çështje”, thekson Syla.
Sipas tij, sektori publik nuk i ofron kushtet minimale të shërbimeve që duhet t’i merr qytetari i Kosovës, andaj thotë se institucionet duhet të përqendrohen në këtë problematikë.
Ndryshe pagat e mjekëve specialistë në sektorin publik janë rreth 600 euro në muaj. Kurse me Ligjin e ri për pagat, nga muaji dhjetor i këtij viti, punëtorët e sektorit publik pritet të marrin pagat me rritje. Mjeku specialist pagën mujore do ta ketë rreth 1200 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës