Integrimi

Organizohet Kongresi i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani

Është bërë e ditur se për herë të parë do të organizohet Kongresi i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani.

Po ashtu, punimet e këtij kongresi do të zhvillohen me datën 3 dhe 4 prill të vitit 2020 në Munih, ku specialistët e fushave të ndryshme mjekësore do të mblidhen për të diskutuar rreth zhvillimeve mjekësore dhe mundësisë së bashkëpunimit me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani gjatë këtij viti ka zhvilluar takime të vazhdueshme për të prezantuar misionin dhe për të diskutuar zgjerimin e saj.

Thuhet se aktualisht, kjo shoqatë ka hapur degët e saj dhe ka caktuar grupet punës në pesë landë, ndërsa deri në zhvillimin e këtij kongresi ajo synon të shtrihet në 16 landë në Gjermani.

Nga ana tjetër në Eisenach do të themelohet grupi i punës së shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani për Landin e Thüringen.

Theksohet se ky aktivitet do të akreditohet nga Dhoma e Mjekut Thüringen. /Albinfo.ch.