Kuriozitete
Fitimi i Google bie ndjeshëm në tremujorin e tretë 2019
Kompania mëmë e Google, Alphabet, publikoi rezultatet financiare të tremujorit të fundit ditën e hënë, duke treguar kostot të cilat po rriten me më shpejtësi sesa të ardhurat.
Kompania postoi fitim 1.7 miliard dollarë më pak në tre mujorin e tretë sesa kishin parashikuar analistët, ndërsa gjeneroi 175 milionë dollarë më shumë të ardhura, përcjell albinfo.ch.
Aksionet e kompanisë ranë me 1.6% për shkak të rënies së fitimit. Google ka shtuar shpenzimet në muajt e fundit sidomos në shërbimet cloud dhe pajisjet elektronike konsumatore, dy sektorë, të cilët i sheh esencialë për ruajtjen e lidershopit përballë konkurrencës së Amazon dhe Microsoft.
Bizneset e reja po shtyjnë Google drejt shitjes së abonimeve, pajisjeve dhe licencave të përdorimit të teknologjive. Shpenzimet u rritën me 25% krahasuar me një vit më parë në 31.1 miliardë dollarë.
Google gjeneron 85% të të ardhurave nga shitja e reklamave dhe teknologjisë së reklamimit dhe raportoi të ardhura prej 40.5 miliardë dollarë. Fitimi ishte 7.1 miliardë dollarë nga 8.8 miliardë dollarë që kishin parashikuar analistët.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim