Gjuha

Në Madrid të Spanjës së shpejti nis mësimi i gjuhës shqipe

Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Postën Shqiptare ka përfunduar dërgesën me tekstet shkollore për mësimdhënien në Diasporë drejt Polonisë, Ukrainës, Belgjikës, Rumanisë, Çekisë, Sllovenisë dhe, së fundi edhe Spanjës.

Tekstet për fëmijët dhe mësuesit e diasporës janë falas dhe kanë pikëmbërritje qytetet kryesore të shteteve përkatëse.

Zyrtarët nga Qendra e Botimeve për diasporën kanë thënë se janë në prag të mbylljes së marrëveshjes për një klasë ku do të zhvillohet mësimi, shkruan albinfo.ch.

“Po mundohemi të hapim shkollën e parë shqipe në Madrid për fëmijët dhe të gjithë ata që duan të mësojnë shqip”.

Thuhet se deri tani afërsisht 15 fëmijë dhe disa të rritur janë të gatshëm të startojnë.