Lajme
Gjermani: Industria e automjeteve pritet të hyjë në krizë
Industria e automjeteve në Gjermani, pjesë kryesore e suksesit të eksporteve të vendit, pritet të hyjë në krizë, sipas një studimi nga Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë së vendit, DIHK
“Situata aktuale e biznesit dhe pritshmëritë për 12 muajt e ardhshëm në sektorin e automobilave dhe kompanitë furnizuese të saj kanë rënë ndjeshëm”, deklaron DIHK në një studim që do të paraqitet të martën e ardhshme, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Studimi tregon se vlerësimet për situatën aktuale për prodhimin e automjeteve kanë rënë për të katërtën herë radhazi, duke arritur vlerën më të ulët në 10 vjet.
Sipas studimit, ndërkohë që sektori duhej të investonte shuma të mëdha parash për automjete elektrike, kushtet e dobëta të tregut po ndikonin negativisht në të ardhurat.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit