Financa
Gjysma e bankave në botë janë shumë të dobëta për t’i mbijetuar një recesioni ekonomik
Në raportin e tyre, McKinsey & Co tha se bankat rrezikojnë që “të shndërrohen në referenca historike”
Sipas një sondazhi të realizuar nga McKinsey & Co, më shumë se gjysma e bankave në botë janë shumë të dobëta për t’i mbijetuar një recesioni.
Një shumicë e bankave në botë mund të mos jenë ekonomikisht të fuqishme sepse kthimet e tyre nga kapitalet nuk po mbajnë ritmin e kostove. Duke paralajmëruar për një ngadalësim të mundshëm ekonomik, kompania iu kërkoi firmave që të ndërmarrin hapa siç është zhvillimi i teknologjisë, nxitja e operacioneve dhe kapërcimi i pengesave nëpërmjet shkrirjeve të kompanive.
“Ne besojmë se jemi në fund të një cikli ekonomik dhe bankat kanë nevojë që të bëjnë lëvizje të guximshme tashmë sepse nuk janë në një gjendje të mirë. Në fund të ciklit, askush nuk mund të përballojë që të mbështetet në statusin e tyre financiar”, tha Kausik Rajgopal nga McKinsey & Co, raporton Telegrafi.
Nga dekada e kaluar, kriza financiare botërore ka dëshmuar një valë inovacioni në shërbimet financiare, duke sjellë konkurrentë të rinj nga ndërmarrjet e teknologjisë financiare në gjigantët si Apple dhe Google. Bankat kanë qenë në dilemë nëse duhet të konkurrojnë, të vendosin partneritet ose të përvetësojnë disa prej këtyre agjentëve të rinj në treg. Disa firma të qëndrueshme kanë kërkuar të ndërrojnë profil në kompani teknologjike, pjesërisht për shkak se duan të tërheqin talente që janë të vështirë për t’u gjetur.
Klientët e kompanisë hulumtuese, janë disa prej korporatave më të mëdha në botë, të cilët konsultohen për tema që ndryshojnë nga strategjitë dhe teknologjitë deri te bashkimet e kompanive dhe përvetësimet. Në raportin e tyre, McKinsey & Co tha se bankat rrezikojnë që “të shndërrohen në referenca historike” teksa transformimi i tregut po ndryshon sjelljen e konsumatorit.
“Përpjekjet më të fundit nga bankat për të nxitur efikasitetin kanë qenë bërja e zakonshme e biznesit. Bankat alokojnë vetëm 35 për qind të buxhetit të teknologjisë së informacionit për inovacionin, ndërsa kompanitë e teknologjisë financiare më shumë se 70 për qind. Kjo e bën ambientin gjithnjë e më shumë të përshtatshëm për firmat e reja që të marrin terren nga bankat”, tha McKinsey & Co në raport.
Po ashtu, raporti tregon se Amazon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ping An në Kinë, janë shembuj të firmave teknologjike që po marrin klientë për shërbime financiare. Ajo çfarë e përkeqëson situatën e bankave është se aktorët e rinj në treg kanë prirjen që të shkojnë në zonat e biznesit që gjenerojnë kthimet më të mëdha për bankat, siç janë kartat e kreditit percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave