Lajme
25-vjeçari nga Lucerni që i mashtroi se ishte Ronaldo
Të gjithë menduan se ishte Cristiano Ronaldo, por ishte një person nga Luzerni
Cristiano Ronaldo është yll i vërtetë i futbollit dhe ku shkon shkakton rrëmujë. Një video në “Youtube” ka marrë miliona klikime, ku një person shfaqet në sheshin “Piazza Castello” në Torino.
Personi mahnit me truket e tij të futbollit në Itali, derisa mendojnë se është ylli botëror i futbollit, përcjell albinfo.ch.
Rasti është i ngjashëm me Ronaldon, që e kishte bërë në Madrid më 2015, ku ishte maskuar. Të gjithë menduan se ishte Ronaldo dhe filluan të thërrasin emrin e tij. Por, kur u grumbulluan shumë persona, personi me maskë filloi të ikte. Deri më tani ka mbi 3.7 milionë njerëz që e kanë shikuar në “Youtube”, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu bëri bujë në mediat sociale, duke marrë shumë shikime e komentime. Prapa Ronaldos fshihet një person nga Luzerni. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Ivan J. Ai mendoi ta imitonte. Ëndrra e tij ishte të takonte Ronaldon e vërtetë.
Ai në fillim u injorua, por kur filloi me truket e tij të gjithë u afruan rreth tij. Ideja në fillim ishte që të hiqte maskën, por nuk shkoi si planifikoi, pasi shumë njerëz e rrethuan.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën