Kuriozitete
Rriten milionerët, zotërojnë gati gjysmën e pasurisë globale
Numri i milionerëve në botë u rrit në rreth 47 milionë gjatë vitit të kaluar dhe ata tani zotërojnë gati gjysmën e pasurisë së botës. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i fundit publikuar nga CNBC.
Megjithë, luftërat tregtare që kanë ngadalësuar rritjen globale dhe tregjet e paqëndrueshme të aksioneve, numri i përgjithshëm i milionerëve në botë u rrit me 1.1 milion nga mesi i 2018 deri në mesin e vitit 2019, sipas Raportit Global të Pasurisë nga Credit Suisse. Kështu, 46.8 milionë milionerët e botës tani zotërojnë një vlerë prej 158.3 trilionë dollarësh të marrë së bashku, ç’ka rezulton në 44% të pasurisë totale të botës, përcjell albinfo.ch.
Shtetet e Bashkuara ende udhëheqin me numrin më të lartë të milionerëve në rritje. Në SHBA u shtuan 675,000 milionerë të rinj gjatë vitit të kaluar, duke e çuar numrin në 18.6 milionë në total. Japonia u shtua me 187,000 të tillë, duke arritur në më shumë se 3 milionë. Kina, ekonomia e së cilës po ngadalësohet pjesërisht nga tensionet tregtare, përsëri u shtua me 158,000 milionerë të rinj, duke e çuar totalin në 4.5 milionë.
Nga ana tjetër, Australia ishte humbësi më i madh i milionerëve, me 124,000 të tillë, duke bërë që numri i përgjithshëm i tyre të bjerë në 1.2 milion, por kjo rënie ishte për shkak të kursit të këmbimit, pasi milionerët maten në dollarë amerikanë.
Në fakt, niveli i pasurisë, të ardhurat e larta dhe hendeku midis të pasurve dhe pjesës tjetër të popullsisë, prej kohësh është shndërruar në një temë të nxehtë debati. Përqendrimi i pasurisë në duart e një pakice është bërë diskutim kryesor edhe në radhët e kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale amerikane. Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders kanë propozuar madje një taksë pasurie për këtë qëllim. Sipas propozimit të tyre, ata do të vendosnin një taksë mbi aktivet dhe kursimet e akumuluara, sesa thjesht mbi të ardhurat.
Pavarësisht kësaj, siç theksohet edhe nga raporti, gjysma e poshtme e popullsisë botërore përbën më pak se 1% të pasurisë globale dhe 90% e popullsisë së rritur, rreth 4.5 miliardë persona, zotërojnë vetëm 18% të pasurisë globale.
Megjithatë pabarazia mund të jetë në rënie. 1%-ëshi më i pasur i popullsisë botërore kontrollonte rreth 47% të pasurisë globale në 2000 krahasuar me 45% në 2019. Arsyeja: pasuria e klasës së mesme po rritet. Numri i njerëzve me vlera pasurie midis 10,000 dhe 100,000 dollarë ka parë rritjen më të madhe të çdo segmenti të pasurisë, duke u trefishuar që nga vitet 2000 në 1.7 miliardë njerëz.
Raporti gjithashtu thotë se pabarazia ka rënë tre vjetët e fundit dhe pritet të vazhdojë prirjen rënëse, pasi klasa e mesme globalisht po fiton gjithmonë e më tepër terren.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra