Kosova

Reagim i Këshillit të Prindërve ndaj përshëndetjes ushtarake të nxënësve

Përshëndetja ushtarake me flamurin turk, e bërë nga disa nxënës në Kosovë, ka shkaktuar reagime të shumta. Këshilli i Prindërve të Kosovës thotë se po e ndjek me vëmendje këtë ngjarje të ndodhur në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Këshilli veprimin e konsideron të papërgjegjshëm nga ata që “kanë manipuluar më nxënësit”.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon nga secili qytetar, i cilësdo përkatësie etnike, që të mos manipulojnë me nxënësit për interesa çfarëdo qofshin ato. Nxënësit shkollën e kanë vend edukimi e arsimimi, asgjë më shumë”, thuhet në reagim.

Këshilli kërkon nga autoritetet që të marrin veprime konkrete ndaj atyre personave që kanë nxitur nxënësit për këtë veprim, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.