Integrimi

Paris: Ekspozitë për piktorin dhe artistin e filmave shqiptarë

Në La Maison de l’Albani, Paris, u hap ekspozita në nderim të piktorit dhe artistit të filmave shqiptarë Agim Mujo. Artisti shqiptar kishte planifikuar të hapte ekspozitën e tij në këtë datë, por që nuk arriti ta realizonte, për shkak të ndarjes së parakohshme nga jeta.

Agim Mujo kreu studimet për pikturë dhe ka shfaqur ekspozita të shumta në Itali dhe Francë. Gjithashtu, ka interpretuar në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar“, bashkë me motrën e tij, aktoren e madhe shqiptare, Yllka Mujo.

Ai përpara dy vjetësh vinte për herë të parë të ekspozonte në La Maison de l’Albanie, Paris, mbasi kishte hapur disa ekspozita në qytete të ndryshme të Italisë.

Piktori me dosjen dhe çantën e tij për 10 ditë të ekspozitës zbuloi dhe punoi gjithë frymëzim skica dhe motive të shpejta e të papritura nga Parisi.

Fotografia e Zamir Mati

Fotografia e Zamir Mati

Fotografia e Zamir Mati

https://www.facebook.com/Zamir.MATI/videos/pcb.10156827080083230/10156827073693230/?type=3&theater