Integrimi

New York: Edicioni i 29-të i Festivalit Shqiptar

Pandeli Majko, ministër i Diasporës, ka bërë të ditur se edhe këtë vit në SHBA do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Shqiptar nën organizimin e Qendrës Kulturore “Nëna Terezë”.

“Në New York, SHBA, do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Shqiptar, i organizuar nga Qendra Kulturore Nëna Terezë.

Rreth tre mijë pjesëmarrës mblidhen në këtë festival me qëllim të pasqyrimit të traditës dhe kulturës shqiptare, tha Majko.