Kosova
Mbi 40 mijë vota të pavlefshme, shkak mungesa e fushatave informuese
Duket se për numrin e madh të votave të pavlefshme në zgjedhjet e fundit në Kosovë po konsiderohet se rezultat i mungesës së fushatave nga institucionet përgjegjëse për të treguar se si të votohet
Sipas raporteve, 40 mijë e 732 vota janë shpallur të pavlefshme nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Komunat si: Skenderaj, Novobërda, Drenasi dhe Podujeva prijnë për nga numri i fletëvotimeve të pavlefshme, sipas KDI-së
Nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Eugen Cakolli ka thënë se ky numër i votave të pavlefshme mund të rritet, pasi që ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Nga ana tjetër, sipas Valmir Elezi nga KQZ-ja, rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit ende nuk janë certifikuar dhe se më vonë pritet një raport më i detajuar rreth pavlefshmërisë së votave.
Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, numri i fletëvotimeve të tilla kishte qenë 30 mijë e 725, kurse në zgjedhjet e kaluara gjithsej ishin 42 mijë e 554 fletëvotime të pavlefshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur