Kosova
Tiranë: Albin Kurti festoi rezultatin zgjedhor me përkrahësit e tij
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në Tiranë për të festuar me përkrahësit e tij fitoren e zgjedhjeve që u mbajtën më 6 tetor.
Mediat nga Shqipëria shkruajnë se për herë të parë një parti politike e Kosovës erdhi në Tiranë për të festuar rezultatin zgjedhor me përkrahësit e saj.
Tch ka raportuar se Albin Kurti mbërriti në kryeqytet, në Kinemanë Millenium.
I pyetur nëse do të ketë një takim mes tij dhe Edi Ramës, Kurti tha:
“Unë nuk do të kem takime të tjera, thjesht do të festoj”, duke shtuar se do t’i duhet të kthehet sonte në Kosovë, në pamundësi për të pasur një takim me kryeministrin shqiptar.
Sidoqoftë Kurti deklaroi se një takim mes tyre do të ketë, dhe është çështje ditësh e jo javësh.
“Kryesor është liberalizimi i tregut dhe bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur