Lajme

BQK: Tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Këtë vit Kosova pritet të ketë rritje ekonomike, por jo mjaftueshëm sa për të ulur nivelin e papunësisë, thotë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai foli për faktorët që nuk po lejojnë Kosovën të ketë rritje më të lartë sesa 4 për qind. Problem tjetër për ekonominë e Kosovës është disbalanca midis importit dhe eksportit.

Guvernatori i BQK-së tha se në ekonominë e Kosovës tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe ndikoi në rritje të inflacionit.

“Nëse e shohim deficitin e lartë tregtar, që ka ndikuar negativisht e që shënon thellim edhe të mëtutjeshëm me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion, po flas me të dhënat e korrikut të vitit 2019, kemi një rritje të deficitit tregtar për 3.8 për qind. Por edhe në vitin 2018 është një prej faktorëve që ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë”, ka potencuar ai, përcjell albinfo.ch