Kosova
Kosovë: Ja sa burra aplikuan për statusin e viktimës së dhunës seksuale
Sipas raporteve të fundit thuhet se 18 burra dhe 242 gra aplikuan për statusin e të mbijetuarëve të dhunës seksuale.
Sipas Qendrës së Rehabilitimit të të Mbijetuarve të Torturës (QMKRT), thonë se vetëm në këtë qendër deri më tani kanë aplikuar mbi 260 të mbijetuar të dhunës seksuale, prej tyre janë 18 burra, ka raportuar për Ekonomia Online, Sebahate Pacolli-Krasniqi, menaxhere në këtë qendër.
“Deri më tani kanë aplikuar mbi 260 të mbijetuar të dhunës seksuale, prej tyre janë 18 burra, ta kem parasysh se edhe ky informacion nganjëherë mungon, duket sikur shpesh herë ekziston informacioni që veç gratë edhe vajzat e kanë pasur këtë përvojë të rëndë trumatike. D.m.th. veç prej organizatës sonë janë këtë shifra”, tregoi ajo.
Nga numri i përgjithshëm i të mbijetuarve që kanë aplikuar për njohje të statusit, Pacolli-Krasniqi, theksoi se vetëm 128 prej tyre i është njohur ky status.
“Deri me tani 128 personave u është njohur statusi, prej këtyre që kanë aplikuar nga qendra jonë në nivel të Kosovës numrat janë më të mëdhenj, nuk mund të flas me kompetencë, se nuk i di të dhënat e sakta, por janë mbi 1000 që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi”, u shpreh ajo, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja Në mënyrë të konsiderueshme më pak makina të reja u shitën në Zvicër në vitin 2024...
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit