Shqipëria
Ambasadori Zingraf: Shqipëria ka mundësi të shumta për investitorët gjermanë
Shqipëria ka kapacitet dhe mundësi të shumta për investitorët dhe turistët e huaj, veçmas nga Gjermania.
Ambasadori i Republikës Federale Gjermane, Peter Zingraf, në Tiranë, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare është shprehur se në vendin tonë ka firma gjermane që operojnë me mjaft sukses.
“Sigurisht që ka firma gjermane që këtu në Shqipëri që punojnë në mënyrë të suksesshme. Investimet janë në sektor të ndryshëm, siç mund të jenë sektori i logjistikës, turizmit, automobilave, por mund të bëhet shumë më shumë se kaq”, tha ai duke shtuar se “ka mundësi që investimet të ishin shumë më tepër”, u shpreh ai.
“Firmat gjermane vijnë në Shqipëri, ne bëjmë me shumë dëshirë promovimin për mundësitë që ofrohen në Shqipëri dhe Shqipëria ka potencialitet të madh në këtë drejtim”, tha Zingraf.
Sipas ambasadorit Zingraf, turizmi malor, detar dhe ai kulturor pëlqehen shumë nga turistët gjermanë.
“Numri i turistëve gjermanë që vijnë në Shqipëri është në rritje të vazhdueshme. Ajo që duam të theksojmë është se lloji i turistëve është diversifikuar, ka vizitor qytetesh, turizëm kulturor, detar, malor, mosha është e ndryshme nga të rinjtë deri te më të moshuarit, dhe është një trend që është duke u zhvilluar më së miri”, tha ambasadori gjerman në Tiranë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja Në mënyrë të konsiderueshme më pak makina të reja u shitën në Zvicër në vitin 2024...
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit