Gjuha
Po bie numri i fëmijëve në shkollat shqipe në diasporë
Adriana Fishta -Bejko është një ndër veprimtaret themelore e komunitetit shqiptar në Calgary, ngre shqetësimin për rënien e interesimit ndaj gjuhës shqipe.
Në Kanada, shtatori ka pasur traditë hapjen e sezonit shkollor edhe për shkollat shqipe pranë shoqatave përkatëse. Duke parë se disa prej tyre kanë filluar aktivitetin e tyre arsimor, sigurisht që ndihet edhe mungesa e disa lajmërimeve në disa provinca të tjera.
Në një postim në rrjetet sociale, Adriana Fishta –Bejko shpreh një shqetësim, i cili jo pak ka prekur një pjesë të mirë të emigrantëve shqiptarë. Nje fenomen i cili vjen pa e kuptuar, përshtatja me jetën e re, integrimi me kërkesat kanadeze apo edhe intensiteti i lartë i jetës, ka pasojë humbjen e vlerave të cilat i kemi sjellë me vete.
Postimi i Adriana Bejkos si më poshtë:
“Të nderuar bashkatdhetarë në Diasporë, shihet një fenomen që na shqetëson – numri i fëmijëve në shkollat shqipe në diasporë po bie. Duhet të fillojmë të ndryshojmë mentalitetin e gabuar ndaj integrimit dhe të ruhemi nga RREZIKU i asimilimit. Gjuha është ajo që na mbanë të gjallë identitetin tonë si Shqiptar! Duhet të luftojmë për ruajtjen e gjuhës në mënyrë që të ruajmë identitetin tonë në diasporë. Shqiptarët janë një komb krenar në rrezik asimilimi. Ju lutem të gjithë bashkëatdhetarëve të bashkohemi rreth shoqatave dhe shkollave shqipe dhe të parandalojmë “rrezikun ndaj vetëvetës”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë